LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e kontrabandës

Kompanitë e kontrabandës

Rreth 120 kompani serbe janë të regjistruara në Kosovë dhe gjysma prej tyre kanë aktivitet tregtar dhe merren me eksport-import. Sipas gazetës “Lajm” mendohet që kontrabanda kryesore me Serbinë bëhet përmes këtyre kompanive.

Kjo është bërë e ditur për këtë gazetë nga burime policore.
Kjo është pohuar edhe nga kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

“Nuk duhet harruar se një pjesë e këtyre kompanive janë fiktive që i shkaktojnë dëme buxhetit të Kosovës. Në duhet të jemi të hapur ndaj këtyre kompanive, por njëherësh duhet të jemi të kujdesshëm ndaj atyre që ja msyejnë Kosovës për përfitime të pandershme”