LAJMI I FUNDIT:

10 biznese instalojnë arkat fiskale

10 biznese instalojnë arkat fiskale

Nga 1 nëntori i këtij viti, do të filloj pilot projekti për aplikimin e arkave fiskale. Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët e këtij projekti, kompaninë Gjermane CASIO-Systematik, Odën Ekonomike Amerikane, kompanitë telefonike VALA dhe IPKO, si dhe përfaqësuesit e dhjetë bizneseve të përzgjedhura në baza vullnetare, do të instalojnë arkat e para fiskale.

“Sot u nënshkruan dhjetë kontratat e para në mes të ATK-së, dhe bizneseve, të cilat do të jenë pjesë e këtij pilot projekti”,thuhet nw komunikatën e ministrisw sw Ekonomisw dhe Financave.

Fillimi i pilot projektit për aplikimin e Arkave Fiskale, konsiderohet nga kjo ministri si një nga të arriturat më të mëdha të ATK-së.

“ Aplikimi i Arkave Fiskale, do të ndikoj drejtpërsëdrejti në rritjen e të hyrave dhe në minimizimin e shmangieve nga obligimet tatimore dhe zvogëlimin e ekonomisë informale. Ky projekt si i plotë, mendohet të filloj të aplikohet në vitin 2009, atëherë kur edhe do të sigurohet baza ligjore e cila definon kriteret dhe shtrirjen e arkave fiskale në gjithë territorin e Kosovës, dhe në të gjitha fushat në të cilat operojnë bizneset”, vijon tutje komunikata.


Arkat Fiskale, fillimisht do të zbatohen te një numër i caktuar biznesesh, të cilat vullnetarisht kanë shprehur gatishmërinë për tu kyçur në këtë pilot projekt./Telegrafi/