LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndihmon Gjeorgjinë me 34 milionë euro

Gjermania ndihmon Gjeorgjinë me 34 milionë euro

Gjermania do të ndihmojë Gjeorgjinë me 34 milion euro për dëmet e shkaktuara nga lufta me Rusinë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i shtetit pranë ministrisë së jashtëme gjermane, Gernot Erler, në fillim të Konferencës ndërkombëtare donatore në Bruksel.

Përveç kësaj, do të jepen edhe 100 milion euro në kuadër të ndihmave nga BE-ja për Gjeorgjinë.

"Për këtë, Republika federale është një nga donatorët më të rëndësishëm", theksoi Erler.

Dihet qysh para luftës në Kaukaz, që qeveria federale kishte vendosur për Gjeorgjinë shumën prej 35 milion eurosh. BE dhe Banka Botëore do të ndihmojnë për nevojat e rindërtimit të Gjeorgjisë me rreth 2.4 miliard euro.


Rreth gjysma e shumës së parave do jepen nga SHBA- të dhe BE-ja. Në Konferencën e donatorëve marrin pjesë 67 vende dhe institucione financiare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori