LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy: Të formohet “Qeveri Ekonomike” në zonën e euros

Sarkozy: Të formohet “Qeveri Ekonomike” në zonën e euros

Presidenti francez Nikolla Sarkozi ka bërë thirrje për formim të "qeverisë ekonomike" në zonën e euros, e cila do të bashkëpunonte me Bankën qendrore evropiane (BQE) dhe do të ndihmonte në sigurimin e përgjigjes së vetme të BE-së për krizën financiare globale.

"Është e pamundur që euro-zona të vazhdojë të funksionojë pa menaxhim qartë të definuar ekonomik", tha Sarkozi në fjalimin para anëtarëve të Parlamentit evropian.

Banka qendrore evropiane, e cila është institucioni i vetëm i përbashkët në euro-zonë, sipas Sarkozit, duhet të jetë e pavarur, por duhet edhe të bashkëpunojë me liderët e vendeve, të cilët e përdorin euron si valutë kombëtare.

Sarkozi lajmëroi se në cilësi të kryesusit me BE-në, do të konvokojë mbledhje të shefave shtetërorë ose qeverive të Unionit me qëllim të përgatitet samit botëror për vërtetimin e bazave të reja të sistemit ndërkombëtar financiar.


"Evropa duhet të jetë bartëse e ideve për ndryshim të bazave të kapitalizimit botëror", theksoi Sarkozi, duke shtuar se kriza financiare globale paraqet "tradhëti të vlerave të kapitalizmit, e jo sjellje në pyetje të ekonomisë së tregut".

Sipas tij, në samitin botëror do të duhet të marrin pjesë liderët e shtatë vendeve më të zhvilluara industriale, Rusisë dhe pesë vendeve me zhvillim më të madh ekonomik.

Sarkozi deklaroi se për këtë ide përkrahje do të kërkojë në takimin e kreut të 43-të vendeve evropiane dhe aziatike, që do të mbahet të premten dhe shtunën në Pekin.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori