LAJMI I FUNDIT:

Busek këshilltar i Nismës Ekonomike për Kosovën

Busek këshilltar i Nismës Ekonomike për Kosovën

Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, është emëruar këshilltar special i Nismës Ekonomike për Kosovën (ECIKS).

Organizata me seli në Vjenë përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve në rajonin gjermanofolës.

“Zhvillimi ekonomik dhe social i Kosovës ka rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Kosovën por, në kontekstin evropian, edhe për tërë rajonin e Evropës Juglindore. Ky është edhe një obligim i yni për të gjithë banorët e Kosovës”, citon Busekun, ECIKS përmes një komunikate për media.

ECIKS njofton se nga janari 2009 Erhard Busek do ta këshillojë qeverinë e Çekisë rreth çështjeve të Ballkanit gjatë presidencës së saj të BE-së.


Zyra e APIK-ut në Vjenë që menaxhohet nga ECIKS dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me z. Busek edhe në të kaluarën, thuhet në komunikatë.

Gjatë dy viteve të fundit ky projekt ka këshilluar dhe shërbyer gratis mbi 110 investitorë potencialë nga rajoni gjermanofolës si dhe ka mundësuar ose përkrahur 13 investime në Kosovë. /rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori