LAJMI I FUNDIT:

Ndihmë për sistemin bankar të Islandës

Ndihmë për sistemin bankar të Islandës

Islanda është e gatshme të kumtojë se do të marrë 6 miliardë dollarë për shpëtimin e ekonomisë së vet.

Është Fondi Monetar Ndërkombëtar, si dhe bankat tjera qendrore, institucione këto që do marrë ndihmë Islanda për të përballuar krizën pas kolapsit të sistemit bankar gjatë javës së kaluar.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se FMN-ja do të ndajë vetëm një miliardë dollarë, ndërsa bankat qendrore të vendeve Nordike dhe Japonisë do të kontribuojnë për pjesën tjetër të shumës. Nuk dihet nëse Rusia do të marrë pjesë në planin për shpëtim.