LAJMI I FUNDIT:

Një ditë pozitive për Wall Street

Një ditë pozitive për Wall Street

Wall Street i është kthyer ditëve të mira dje, pas rritjeve të theksuara të treguesve të bursës amerikane.

Në përfundim të kontraktimeve të djeshme “Dow Jones” është rritur me 4.67 përqind duke shkuar në kuotën e 9265.43 pikëve.

Rritje ka pasur edhe “Nasdaq” me 3.43 përqind duke u kuotuar me 1770.03 pikë . Ndërsa “S&P500” është shtuar me 4.77 përqind duke u vlerësuar me 985.39 pikë .

Në tregun e valutave në Nju Jork, në mbyllje të Wall Street, euro është shkëmbyer me 1.3325 dollarë , në zhvlerësim në krahasim me të premten e shkuar kur u vlerësua me 1.3408 dollarë.