Në bazë të raportit të titulluar “Trendet aktuale socio-ekonomike”, hulumtuar nga ky institut, rritja ekonomike për vitin 2008 është 3.5 për qind, e cila pothuajse është e njëjtë me vitin e kaluar dhe nuk rezulton me ngritje deri në 6 për qind, ashtu siç është paraparë nga qeveria e vendit.
Ndërkaq papunësia ka arritur shkallë 40-45 për qind gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritje të inflacionit.
Muhamet Sadiku, nga instituti “Riinvest”, tha se ky raport prezanton sfidat për gjenerim të rritjes më të lartë ekonomike, varfërinë e përhapur si dhe ka për qëllim nxitjen e një dialogu midis qeverisë, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile.
Ndërsa Alban Zogaj, përfaqësues i “Riinvest”, tha se për vitin 2008 nuk pritet të ketë rritje ekonomike për kokë banori në 6 për qind, ashtu siç vlerësohet nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Sipas tij, edhe këtë vit Kosova do të ketë një rritje të ngjashme për kokë banori prej 3.5 për qind, sa ka qenë vitin e kaluar, e cila nuk është e mjaftueshme për të ulur papunësinë dhe varfërinë aktuale.
”Niveli i papunësisë vlerësohet të jetë rreth 40 për qind, apo çdo vit rreth 29 mijë të rinj hyjnë në tregun e punës, kurse në anën tjetër në treg krijohen vetëm 8.000 vende të reja të punës”, tha Zogaj.
Sipas Zogajt, niveli i inflacionit, i matur për periudhën kohore korrik 2007-korrik 2008, është shumë i lartë dhe rezulton të jetë 14 për qind, për shkak të ngritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë dhe naftës.
Përveç kësaj, sipas tij, është edhe një numër faktorësh të tjerë që kanë bërë që situata ekonomike në vend mos të ndryshojë shumë nga ajo e vitit të kaluar e që është ndalja e procesit të privatizimit.
Në raport është vlerësuar se edhe vetë procesi i privatizimit ka lënë shumë njerëz pa punë, pasi shumica prej ndërmarrjeve të privatizuara tanimë nuk punojnë.
Fadil Aliu, ndërkaq ka shpjeguar shkaqet e krizës financiare globale dhe ndikimit të saj në Kosovë.
Ai tha se krizën financiare në botë e kanë shkaktuar çmimet e larta të energjisë, naftës, gazit, mungesa e rregullave të mjaftueshme financiare, numri i madh i dështimit të kredive.
Efektet e kësaj krizë sipas Aliut, paraqitën me mungesë të likuiditetit, zvogëlimin e konsumit, zhvlerësimin e hipotekave, bankrotimin e shumë kompanive komerciale dhe nacionalizimin e bankave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit