LAJMI I FUNDIT:

“Ikea” paralajmëroi ndërtimin e pesë qendrave në Serbi

“Ikea” paralajmëroi ndërtimin e pesë qendrave në Serbi

Prodhuesi suedez i mobiljeve "Ikea" është e gatshme të investojë në Serbi mbi 875 milionë euro në ndërtimin e qendrave të shitjes, në të cilat do të punësoheshin mbi 9.000 persona.

Porosi të këtillë, siç shkruan gazeta "Blic" kryeminstrit Mirko Cvetkoviq i ka transmetuar kryetari i këshillit të drejtorave të "Ikea", Mik Ell Ollson.

Sipas burimit të njëjtë, "Ikea" është interesuar për dy lokalitete në Beograd dhe nga një në Novi Sad, Nish dhe Çaçak, por me kusht që Qeveria serbe të njëjtat t`i sigurojë me çmime të volitshme.