LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet rritja ekonomike e Kinës

Ngadalësohet rritja ekonomike e Kinës

Prodhimi industrial i Kinës ka rënë për të tretën herë radhazi në mes shqetësimeve se ekonomia po ecën drejt një të tatëpjete.

Shifrat më të fundit tregojnë se në Kinë pati një rritje vetëm me 9% në tre muajt e fundit deri në shtator, një rënie në shifër teke për herë të parë në pesë vjet.

Kreu i byrosë së statistikave në Kinë i tha gazetarëve se impakti i krizës globale financiare kishte kapërcer edhe parashikimet e qeverisë.

Eksportet kanë rënë ndjeshëm, konsumatorët pa shpenzojnë më pak, veçanërisht në makina të reja.


Qeveria po premton masa për të inkurajuar ekonominë dhe sipas korrespondetit të BBC-së në Shangai pritet të ketë ulje të shkallëve të interesit.