LAJMI I FUNDIT:

Belgjika në skaj të krizës së vështirë ekonomike

Belgjika në skaj të krizës së vështirë ekonomike

Belgjika gjendet në skaj të krizës së rëndë ekonomike, ka deklaruar kryeministri belg Iv Leterm dhe propozoi plan urgjent për zvogëlimin e shokut të pritur nga kjo krizë.

Problemet me likuiditetin e bankave dhe problemet lidhur me investuesit do të sjellin deri në vështirësi për ndërmarrjet e mëdha, të mesme dhe të vogla. Shumë shpejtë duhet të bëhet shqyrtim i saktë i aksioneve eventuale të shtetit për kufizimin e dëmeve.

"Kjo duhet të ndodhë gjatë disa ditëve të ardhshme. Mendoj në garancitë për kreditë për import, për sigurimin e lehtësimeve plotësuese për bankat", deklaroi Leterm për gazetën "Soar".

Në krijimin e planit urgjent për kufizimin e shokut nga kriza janë ftuar përfaqësues të krahinave, nga të cilat është përbërë Belgjika, partnerët socialë (punëdhënësit dhe sindikatat), si edhe drejtori ekzekutiv i Bankës investuese evropiane Filip Mejstad, i cili është ish-zëvendëskryeministër i Belgjikës.


Deklaratën e Leterm për "Soar" e citojnë të gjitha mediat e mëdha belge. Ai megjithatë shpreh pritje se "belgët më pak do të pësojnë nga kriza në krahasim me fqinjët e tyre, për shkak se masat e domosdoshme do të ndërmerren me kohë dhe për atë që në buxhetin për vitin 2009 janë paraparë më shumë se dy miliardë euro për lehtësimin e obligimeve tatimore dhe për rritjen e fuqisë blerëse".