Presidenti George Bush dhe liderët e Bashkimit Evropian kanë shpallë një plan për mbajtjen e një serie të samiteve botërore ku do diskutohet forma e reagimit ndaj krizës globale financiare.
Plani u shpall të shtunën mbrëma, pasi që Bush takoi presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në Camp David afër Uashingtonit.
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar më pas thotë se liderët do të kontaktojnë shtetet tjera mbi samitin që do mbahet në SHBA menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 4 nëntorit, i cili do të pasohet me një seri samitesh tjera, që do të adresojnë sfidat me të cilat po përballet ekonomia globale.
Bush u tha gazetarëve se liderët duhet të fokusohen në bërjen e ndryshimeve të nevojshme për të evituar një përsëritje të krizës financiare, ndërsa do ruhet krijimi, i asaj që ai e quajti" kapitalizëm demokratik".
"Derisa bëjmë ndryshime të rregullatorit dhe institucionale tëë nevojshme për të evituar këtë krizë, është esenciale, që të ruajmë krijimin e kapitalizmit demokratik- përkushtimin për tregje të lira, ndërmarrje të lira dhe tregtim të lirë. Duhet t’i rezistojmë tundimit të rrezikshëm të izolimit ekonomik dhe të vazhdojmë politikat e tregjeve të hapura që kanë zhvilluar standarde jetese dhe kanë ndihmuar miliona njerëz që të shpëtojnë nga varëfëria gjithandej në botë", tha Bush.
Në samitin e propozuar pritet të përfshihen grupi i tetë vendeve më të industrializuara- SHBA, Rusia, Franca, Gejrmania, Britania, Italia, Japonia, dhe Kanadaja, sikurse edhe Kina, India dhe ekonomitë tjera të mëdha. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit