LAJMI I FUNDIT:

BE investon në një projekt të energjisë solare në Qipron veriore

BE investon në një projekt të energjisë solare në Qipron veriore

Bashkimi Evropian do të investojë 4 milion euro në një projekt të energjisë solare në Qipron veriore i cili pritet të prodhojë mbi 1.5 milion kilovatë orë energji eletrike çdo vit.

Projekti do të marrë fonde në kuadrin e Rregullimit të Ndihmës Financiare të BE për komunitetin turk qipriot.

Ekspertët e energjisë po përpiqen tani të përcaktojnë vendin më të mirë për centralin e ri.