LAJMI I FUNDIT:

Franca mbështet bankat me 360 miliardë dollarë

Franca mbështet bankat me 360 miliardë dollarë

Qeveria franceze sot aprovoi plan në vlerë prej 360 miliardë eurove për shpëtimin dhe mbrojtjen e bankave nga kolapsi dhe zhbllokimi i tregjeve kreditore.

Plani është publikuar në regjistër zyrtar dhe menjëherë u bë ligj, transmetojnë agjencitë.

Pakoja franceze e shpëtimit është pjesë e vendimit të javës së kaluar pa precedencë të 15 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) valuta e përbashkët e së cilave është euroja, që t’i shkrijnë tregjet kreditore me plasimin e miliarda eurove në sistemin financiar.

Të dyja dhomat e Parlamentit francez menjëherë e aprovuan planin e kryetarit francez Nikollas Sarkozi.