LAJMI I FUNDIT:

Pakësohen ndërtimet e reja

Pakësohen ndërtimet e reja

Shifrat e reja të bëra publike në Shtetet e Bashkuara tregojnë një rënie më të madhe të numrit të shtëpive të reja se ç'ishte parashikuar.

Departamenti i Tregtisë tha se ndërtimi i shtëpive dhe apartamenteve të reja kishte rënë 6.3% në shtator.

Kjo shifër llogaritet të jetë afro katër herë më shumë nga parashikimi.

Ritmet e ndërtimit të shtëpive të reja në Shtetet e Bashkuara në shtator ishin më të ultat që prej 17 vjetësh.


Korrespondenti i BBC-së për çështjet ekonomike thotë se këto shifra janë një shenjë tjetër e dobësimit të ekonomisë amerikane.

Por, ai thotë se kjo do të ndikojë në uljen e numrit të shtëpive të pashitura. /BBC/