LAJMI I FUNDIT:

Nafta, sërish fillon ngritja e çmimit

Nafta, sërish fillon ngritja e çmimit

Çmimi i naftës u rrit për më shumë se dy dollarë në Azi sot në hapjen e bursës. Analistët kanë vlerësuar se kjo ngritje ka ardhë si pasojë e paralajmërimit të OPEK-ut që të mbajë takim të enjten e ardhshme në vend të takimit në nëntor për të biseduar për krizën financiare dhe ndikimin e saj ndaj tregut të naftës.

Çmimi i naftës për barel sot ishte 72,45 dollarë për barel që është rritje për 2,60 dollarë, ndërkohë që dje ai ishte 69,85 për herë të parë nën kufirin prej 70 dollarësh të regjistruar në gusht të vitit 2007.

Sipas deklaratave të një pjese të anëtareve të OPEK-ut, pritet që në takim të miratohet vendim për uljen e prodhimtarisë ditore për rreth një milionë barelë. Për momentin, anëtaret e Organizatës kanë prodhimtari ditore prej 28,8 milionë barelë në ditë.