LAJMI I FUNDIT:

Japonia e interesuar të investojë në Bullgari

Japonia e interesuar të investojë në Bullgari

Japonia ka shprehë interesim të investojë në sektorin e bujqësisë dhe të energjetikës në Bullgari. Lajmi është bërë i ditur pas takimit të mbajtur në Sofje mes ministrit të ekonomisë Petër Dimitrov dhe të zëvendës kryetarit të Këshillit të Japonisë për një këmbim Ndërkombëtar Akito Najto.

Në këtë investim janë përfshirë përfaqësues të firmave dhe korporatave më të mëdha në industrinë kimike, të bankave dhe firmave për teknologji të larta, si kompania elektrike japoneze “Tokio Elektrikpauwr kompani”-TERSO, e cila është prodhuesi më i madh dhe furnizues i energjisë elektrike në Japoni dhe e treta në botë. Është shqyrtuar pasqyrimi i krizës financiare botërore mbi ekonominë bullgare.

Pas këtij takimi Najto ka pohuar se, në fillim të vitit të ardhshëm parashikohet vizitë të presidentit bullgar në Japoni, si dhe të ministrit të ekonomisë, që do të kontribuojë për thellimin e lidhjeve ekonomike midis të dyja vendeve.