LAJMI I FUNDIT:

FAO: Problemi me urinë duhet të jetë prioritet

FAO: Problemi me urinë duhet të jetë prioritet

Drejtori i përgjithshëm i Programit botëror për ushqim Zhak Diuf, deklaroi dje se qeveritë e vendeve në botë prioritet duhet t'i japin problemit me urinë, për shkak se 923 milionë njerëz në botë janë të uritur.

"Na nevojiten 30 miliardë dollarë në vit që t’i përgjigjemi problemit të 923 milionë njerëzve të uritur në botë. Prodhimtaria e ushqimit duhet dyfish të rritet, për shkak se deri në vitin 2050 në planetin tonë do të jetojnë 9 miliardë njerëz", deklaroi Diufi me rastin e shënimit të Ditës botërore të ushqimit.

Vendet-anëtare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) marrin si një lloj subvencionesh më shumë se 370 miliardë dollarë në vit, ndërsa në armë shpenzojnë mijë dollarë, deri sa nga ana tjetër rritet numri i të uriturve në botë, tha njeriu i parë i FAO-s, Agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara për ushqim dhe bujqësi me seli në Gjenevë.

Afrika më së shumti i ndjen pasojat nga uritja, ndërsa më të goditur janë Republika Demokratike e Kongos, Eriteria dhe Burundi. Prej këtyre tre vendeve vetëm Eriteria është e vendosur në tokëshkretitore, ndërsa uria në këto shtete është para se gjithash pasojë e shfrytëzimi i pamjaftueshëm të potencialeve bujqësore.


Drejtori i Institutit hulumtues ndërkombëtar për politikë të ushqimit me seli në Uashington, Joahim fon Braun, theksoi se këtë vit numri i të uriturve në botë është rritur për 75 milionë njerëz. Ai shtoi se megjithatë në disa vende, si Peru, Brazili dhe Vietnami është shënuar përmirësim. /MIA/