LAJMI I FUNDIT:

BE: Samit brenda vitit për krizën

BE: Samit brenda vitit për krizën

Vendet e Bashkimit Evropian janë shprehur të mendimit se duhet një takim urgjent ndërkombëtar para fundit të vitit në mënyrë që të diskutohet kriza financiare botërore.

Presidenti francez Nicolas Sarkozi, në fund të samiti të BE-së, tha se nëse do të presin zgjedhjen e presidentit të ri amerikan, atëherë do të jetë shumë vonë dhe gjendja mund të jetë më e rendë nga sa mund të mendohet.

“Nëse presim presidentin e ri atëherë do të takohemi në pranvere por do të jetë shumë vonë. Ne rast se situata do të shkojë më keq, besoj se i zgjedhuri i ri nuk do të pranojë se gjendja është e rëndë. Duhet të organizojmë një samit sa më parë”.

Presidenti francez kërkoi ndryshime të FMN-së, ndërsa theksoi se ka çështje financiare që duhen diskutuar me amerikanët por edhe me grupin e G8.