LAJMI I FUNDIT:

15 milionë euro ndihmë e BE-së për Afrikën Lindore

15 milionë euro ndihmë e BE-së për Afrikën Lindore

Për furnizimin e njerëzve në shtetet e Afrikës Lindore që vuajnë prej urisë Komisioni Evropian do vë në dispozicion 15 milionë euro.

Me këto para do të financohen ushqime, ushqime speciale për fëmijë dhe farëra, bëri të ditur një zëdhënës në Bruksel.

Ndihma shkon në Etiopi, Somali, Kenia, Ugandë dhe Xhibuti, të cilët sipas të dhënave të BE-së vuajnë veçanërisht nga pasojat e krizës ushqimore. /BBC/