LAJMI I FUNDIT:

Brenda rethit, vetëm 1 cent me IPKO-n

Brenda rethit, vetëm 1 cent me IPKO-n

Telefonia mobile IPKO, zbriti çmimet e bisedave telefonike dhe SMS në 1 cent për vikend brenda Rrethit. Kjo ofertë paraqet një paralajmërim për një numër befasish të tjera që IPKO është duke i përgatitur për konsumatoret e saj për njëvjetorin e operimit të telefonisë mobile (14 dhjetor 2008) si dhe për festat e fundvitit, thuhet në një komunikatë të kësaj kompanie.

Kohëzgjatja tarifës së vikendit për te dy pakot tashmë është rritur, dhe fillon nga dita e premte në ora 18:00 deri në ditën e hëne në ora 06:00.

Kjo ofertë përveç se është shumë e volitshme për përdoruesit e pakove Allo dhe Tung, ka për qëllim që konsumatorëve tanë tu mundësojë që të kenë komunikimin të pandërprerë dhe më të lehtë me të afërmit e tyre, veçanërisht.

“Kjo është një mundësi e mirë që konsumatorët tanë të krijojnë grupe të shfrytëzuesve të cilët janë më shumë se të afërm – thjeshtë janë një komunitet të cilët komunikojnë mes vete më shpesh dhe më lire. Ne do të ofrojmë edhe shume befasi te tjera për 1 vjetorin e fillimit të telefonisë mobile si dhe për festat e fundvitit” – tha Akan Ismaili, Drejtor Ekzekutiv i IPKO. /Telegrafi/