LAJMI I FUNDIT:

Furnizim me energji elektrike pa reduktime

Furnizim me energji elektrike pa reduktime

Korporata Energjetike e Kosovës njofton publikun që sot në orën 11 është kthyer në sistem blloku A4 i TC “Kosova A”.

“ Kjo ka ndikuar që furnizimi për të gjitha kategoritë të jetë 24:00. Sipas planit, të gjitha kategoritë do të furnizohen në vijim pa kufizime edhe në kohë piku (nivelit më të lartë të konsumit)”,thuhet në komunikatën për media.

Në punë pos njësisë A4 që po gjeneron 130 megavatë/orë energji elektrike, janë edhe dy njësitë e TC “Kosova B”, përkatësisht B1 dhe B2 që së bashku prodhojnë mbi 500 megavatë/orë, dhe në kohën e pikut edhe HC “Ujmani” me 32 megevatë/orë. Importi shkon deri në 180 megavatë/orë në kohë pikut./Telegrafi/