LAJMI I FUNDIT:

120 kompani në panairin e agrobiznesit

120 kompani në panairin e agrobiznesit

Mbi 120 komani janë duke marrë pjesë në “ Panairin e agrobiznesit, pijeve dhe mikrofinancave 2008”, i cili do të qëndrojë i hapur për pesë ditë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Peers Brewer, menaxher i përgjithshëm i Fondacionit të Financave “Crimson”, bashkëorganizatorë i panairit, tha se është i kënaqur me me këtë organizim.
Ai tha se bujqësia është faktor i rëndësishëm i ekonomisë së Kosovës, ku llogaritet se janë rreth 20 për qind të të punësuarve në këtë sektor.

“ Nëse i shtohet edhe përpunimi i ushqimit dhe biznese tjera në këtë fushë, ky sektor punëson 1/4 e numrit të përgjithshëm të punëtorëve në Kosovë”, tha ai.
Sipas tij, në të njëjtën kohë, bujqësia dhe sektorët tjerë të agrobiznesit llogariten si një e katërta e balancimit të eksportit dhe importit.

“ Historikisht agrobiznesi ka një traditë të madhe në Kosovë, me investime, financime, përmirësime të kualitetit, andaj ky sektor mund të jetë kontribuues kryesor në rritjen e eksportit”, tha ai.


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Idriz Vehapi tha se janë duke shikuar të gjitha mundësitë që të mbështesin zhvillimin e sektorit e bujqësisë me mjete financiare.

Kompanitë që marrin pjesë për herë të parë në këtë panair vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Gjermania, Austria, Sllovenia, Zvicra dhe Kroacia”. /Telegrafi/