LAJMI I FUNDIT:

Holanda e interesuar të investojë në Kosovë

Holanda e interesuar të investojë në Kosovë

Kooperimi i vazhdueshëm në mes të institucioneve nga të dyja vendet si dhe mundësia e investimeve holandeze në Kosovë, ka qenë temë diskutimi në takimin e sotëm të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharkut dhe mysafirit të tij, përfaqësuesit të Odës Ekonomike të Holandës në Kosovë, Peter Jan Bosse.

Bosse i cili në takim me ministrin Zharku ishte së bashku me bashkëpunëtorë është interesuar për kushtet dhe mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj, si dhe për ambientin afaristë që ekziston momentalisht në Kosovë.

Me këtë rast ministri Zharku është shprehur se tani vendi ynë ka një ambient më të mirë në fushën e legjislacionit për afarizëm, si dhe ka krijuar lehtësira dhe procedurave të shpejta për biznese të huaja, që shprehin gatishmërinë për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë. /Telegrafi/