LAJMI I FUNDIT:

OEK ndan diploma për 11 trajnerë të licencuar

OEK ndan diploma për 11 trajnerë të licencuar

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka organizuar të mërkurën ceremoninë e ndarjes së 11 diplomave për trajnerët të cilët u licencuan dhe certifikuan nga Projekti i organizuar prej Odës Ekonomike Federale të Austrisë, WIFI-të (Organizatë për aftësim profesional i Odës Austriake), Odës Ekonomike të Kosovës dhe u përkrahën nga ADA.

Me këtë rast, kryetari i OEK-së Besim Beqaj ka pohuar se orientimi themelor i Odës është që bizneseve kosovare tu sigurohen trajnime të nivelit evropian.
Ai po ashtu ka thënë se OEK-u mendon se rritja e konkurrencës së ndërmarrjeve të Kosovës mund të arrihet duke rritur kompetencën profesionale nëpër biznese.

"Ky ka qenë vizion i OEK-ut, WIFI-të dhe tani kemi ardhur në një moment shumë të rëndësishëm që quhet momenti i përfaqësimit të WIFI-të përmes Odës Ekonomike të Kosovës në vendet e tjera".

Në anën tjetër Ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Fandler ka theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës si njërën nga sfidat më të mëdha të shtetit të ri në periudhën e ardhshme.


"Kemi mjaftë detyra që duhet bërë në Kosovë, por kemi edhe mjaftë mundësi që na ofrohen", ka thënë ambasadori austriak duke nënvizuar gatishmërinë e vendit të tij që të ndihmoj .

Ndryshe nëpër forma të ndryshme të aftësimit profesional organizuar nga OE e Austrisë, WIFI dhe institucionet tjera deri më tash, siç u theksua me këtë rast kanë kaluar 188 individë nga Kosova. /Telegrafi/