LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet ruso-islandeze për hua pa marrëveshje

Bisedimet ruso-islandeze për hua pa marrëveshje

Bisedimet për huanë ruse prej disa miliardë dollarëve për Islandën në ditën e parë mbaruan pa marrëveshje, njoftuan mbrëmë burime zyrtare.

Islanda inicoi bisedime për huanë ruse me të cilën vendi do t’i përforconte rezervat e veta devizore dhe do ta kalonte krizën financiare e cila i kërcënohet me bankrotim.

Nga të dyja palët ende nuk është definuar shuma e huasë, ndërsa sipas mediave, bëhet fjalë për katër miliardë euro, që është rreth një për qind e rezervave ruse të arit dhe devizave.

Bisedimet islandeze-ruse që zhvillohen mes përfaqësuesve më të ultë të ministrive të financave, duhet të zgjasin deri të enjten, dhe nëse ka përparim do të vazhdohen në nivel më të lartë.