LAJMI I FUNDIT:

INA, investime te puset e naftës

INA, investime te puset e naftës

Industria kroate e naftës, INA, do të mund t‘i zhvendosë investimet e saj në Shqipëri, në rast se Mal i Zi nuk i jep lejen për ndërtimin e rezervuarve të naftës dhe derivateve të saj.

Kontradiktat mes kompanisë kroate dhe qeverisë malazeze mund të sjellin përfitime për qeverinë shqiptare, e cila sapo ka përfunduar procesin e shitjes së 85 për qind të aksioneve të ARMO-s.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ognjen Dragoviç, tha dje për mediat kroate.

"Në rast se nuk arrijmë të marrim lejen dhe të fillojmë ndërtimin në Mal të Zi, zgjidhja tjetër e arsyeshme është që të ndërtojmë në Shqipëri".


Fitimi bruto i INA-s në Mal të Zi arrin vlerën 23 milionë euro, kurse gjatë këtij viti nga shitja e karburanteve pritet rritje e fitimit me 5%. Bisedimet për ndërtimin e impianteve të naftës në Mal të Zi vazhdojnë pa sukses që prej 4 vjetësh. /Shqip/