LAJMI I FUNDIT:

Inflacion rekord në SHBA

Inflacion rekord në SHBA

Në një tregues tjetër të përkeqësimit të gjendjes së ekonomisë amerikane, njoftohet se deficiti buxhetor vjetor i vendit ka arritur shumën rekord prej 455 miliardë dollarësh.

Kjo shumë përbën mbi 3 përqind të prodhimit të përgjitshhëm bruto të vendit.

Sekretari amerikan i Thesarit, ministri i Financave Henry Paulson tha se deficiti reflektonte problemet në tregun e shtëpive dhe ritmet më të ngadalta të zhvillimit ekonomik.

Ky njoftim bëhet në një kohë kur admisnitrata amerikane po zbaton në praktikë planin e saj për të blerë aksione në bankat e mëdha, në një përpjekje për të ngjallur reagim pozitiv në tregjet financiare.


Analistët thonë se deficiti i vitit të ardhshëm mund të arrijë deri në 700 miliardë dollarë me absorbimin e kostove të planeve të shpëtimit të bankave.

‘Recesion’

Korrespondentja e BBC-së në Uashington, Rachel Harvey, thotë se ndoshta pjesa më shqetësuese e këtij buxheti, është se nuk përfshin paketën e shpëtimit në vlerë 700 miliardë dollarë të miratuar nga Kongresi.

E thënë ndryshe, masa e deficitit pritet të rritet.

Si për të shtuar lajmet negative, një zyrtar i Rezervës Federale, Bankës Qendrore, tha tani atë që shumë e kanë marrë me mend prej kohësh: se ekonomia amerikane është në recesion dhe se ai ka prekur pothuaj të gjithë sektorët.

Qeveria po hedh gjithshka ka në sistem për ta vënë atë sërish atë në lëvizje.

Blerja e aksioneve në bankat amerikane nga administrata përbën një ndryshim thelbësor të politikave amerikane dhe vendimi u mor me shumë ngurrim.

Me fjalët e z. Paulson, ky hap ishte i kundërshtueshëm, por i nevojshëm.

Pasi e ndërmorën këtë hap ligjërisht, autoriteteve tani nuk u mbetet gjë tjetër veçse të veprojnë për ta zbatuar në praktikë.