LAJMI I FUNDIT:

Rruga Durrës- Kukës kthen Shqipërinë në vend të rëndësishëm

Rruga Durrës- Kukës kthen Shqipërinë në vend të rëndësishëm

Përfaqësues të Bordit të Fondit Shqiptaro- Amerikan inspektuan punimet në segmentet e autostradës Durrës- Kukës- Morinë, një nga veprat më të mëdha infrastrukturore të qeverisë shqiptare, si dhe panë nga afër punimet në dy tunelet Thirrë -Kalimash, që po ndërtohen në një terren të vështirë malor.

Presidenti i Fondit Shqiptaro- Amerikan, Majkëll Granoff, i pranishëm në kete inspektim, u shpreh se "rruga Durres- Kukës është një investim i madh i qeverisë shqiptare që i jep shtysë investimeve".

“ Donim të vinim ta shihnim me sytë tanë se c’ishte ky projekt në permasat e veta. Kam pë rshtypjen së është një nga projektet më të jashtë zakonshme që ka pasur vendi juaj. Është një hap shume i madh perpara. Kjo rrugë do të lidhë jo vetëm pjesë të Shqipë risë , të palidhura deri me sot, por do ta lidhë vendin tuaj me të gjithë rajonin. Padiskutim që do të ketë një rol të jashtë zakonshëm per faktin që Shqiperia dhe i gjithë rajoni janë duke u bë rë gjithmonë e më global. Dhe në këtë aspekt, roli i Shqipërisë me pë rfundimin e këtij projekti do të jetë nga më të rëndësishmit në rajon".