LAJMI I FUNDIT:

Kriza financiare: Ban Ki Moon,i shqetësuar për vendet varfra

Kriza financiare: Ban Ki Moon,i shqetësuar për vendet varfra

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, është shprehur i shqetësuar për shkak të ndikimit të krizës financiare ndaj vendeve më të varfra. Ai po ashtu ka bërë thirrje për veprime energjike të koordinuara në mbështetje të luftës së Kombeve të Bashkuara kundër varfërisë.

Ban Ki Moon ka mbështetur nismat e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ndërmarrë masa, duke theksuar se do të formohet një fond për ndihmuar rikapitalizimin e bankave në vendet në zhvillim, të cilat mund të përfshihen nga kriza financiare, por shtoi se "duhet të bëhet më shumë".

"Kombet e Bashkuara duhet të shohin ndërmarrjen e veprimeve shumëpalëshe për lehtësimin e ndikimit të ngjarjeve të parakohshme, të shqyrtojmë një spektër çështjesh si arritja e qëllimeve shekullore të OKB-së, kriza ushqimore, energjetike dhe ngrohja globale", shtoi Ban Ki-Moon.