LAJMI I FUNDIT:

Shefi i FMN së optimist për stabilizimin e tregjeve financiare

Shefi i FMN së optimist për stabilizimin e tregjeve financiare

Ndërsa udhëheqësit e vendeve të Eurozonës bënë publike masat për të mbrojtur institucionet financiare dhe për të garantuar dhënien e huave ndërbankare, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan tha të dielën në Uashington se tanimë ka nisur një program i bashkërenduar dhe efektiv për t'i bërë ballë krizës financiare.

Shtraus Kan foli në mbyllje të takimit të ministrave të financave të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Ai tha se masat urgjente të bëra publike nga udhëheqësit evropianë në Paris janë shumë pozitive.

"Unë kam besim sepse besoj se çfarë është bërë këto ditë duke filluar që nga deklarata e përbashkët e shtatë vendeve më të industrializuara, duke vazhduar më pas me takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore apo takimi i udhëheqësve të vendeve të eurozonës është pikërsht veprimi i duhur".


Franca, Gjermania, Italia dhe vende të tjera të eurozonës do të garantojnë dhënien e huave ndërbankare dhe do t’u japin para kesh bankave në nevojë. Këto masa kanë për qëllim të rikthejnë besimin e investitorëve dhe të bëjnë që tregjet të funksionojnë siç duhet.