LAJMI I FUNDIT:

BB, ndihmë bankave të shteteve në zhvillim

BB, ndihmë bankave të shteteve në zhvillim

Banka Botërore mendon të formojë fond për ndihmë dhe rikapitalizim të bankave në shtete në zhvillim të cilat mund të preken nga kriza financiare.

"E lutëm Korporatën ndërkombëate financiare të propozojë variante për ndihmë të rikapitalizimit të bankave në shtet në zhvillim të prekura nga kriza e likuidimin, duke kyçur edhe mundësinë për formimin e fondit të posaçëm", thuhet në kumtesën pas takimit me Komitetin për zhvillim të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Korportata ndërkombëtare financiare është insitucion në Grupin e Bankës Botërore, e përgjegjshme për operacione me sektorin privat.

Kryetari i Bankës botërore Robert Zelik bëri thirje që qeveritë e SHBA-së dhe Evropës të kenë kujdes në premtimet për përkrahjen e shteteve në zhvillim që arrihen qëllimet milenare të KB-së.


"Banka Botërore do t’i bashkojë përpjekjet me FMN-në edhe me institucionet tjera që t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset tona – financiare, analitike dhe konsultative, dhe t’u ndihmojmë shteteve në zhvillim për forcimin e ekonomive të tyre, ta zhvillojnë sistemin financiar, ta përmirësojnë zhvillimim dhe t’i mbrojnë më të goditurit nga pasojat e krizës së tanishme", deklaroi Zelik