LAJMI I FUNDIT:

Bursat aziatike marrin vetën

Bursat aziatike marrin vetën

Bursat aziatike kanë reaguar sot pozitivisht ndaj masave për shpëtimin e bankave në vështiresi të deklaruara në fundjave në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

Ndërsa bursa më e rëndësishme, ajo e Tokios është e mbyllur për shkak të festave, ajo e Hong-Kongut ka patur rritje e po ashtu edhe në Seul e Singapor.

Pritet me interes edhe hapja e bursës së Tokios të martën ne mëngjes.

Përjashtim nga trendi pozitiv bëjnë bursa e Shangait dhe ajo e Tajvanit, që janë hapur me një ulje përkatësisht 2.5 përqind dhe 2.85 përqind.