LAJMI I FUNDIT:

Samit evropian rreth krizës financiare

Samit evropian rreth krizës financiare

Udhëheqësit e 15 vendeve të euro-zonës po mblidhen në Paris për bisedime urgjente rreth përpjekjeve për të krijuar një strategji të përbashkët për t'u përballur me krizën financiare globale.

Ministrja e Francës, Christine Lagarde, premtoi se takimi i Parisit do të konkretizonte hollësitë e planit të rënë dakort më heret nga 7 vendet më të industrializuara.

Korrespondeti i BBC-së në Paris thotë se duket se udhëheqësit tani janë duke shqyrtuar planin e stilit britanik për shtetëzime të pjesëshme të bankave.

Javën e kaluar, udhëheqësit e katër ekonomive më të mëdha të Evropës zhvilluan një samit urgjent por nuk ranë dakort për një plan të përbahskët të veprimit.