LAJMI I FUNDIT:

Shëndetësia në grevë – nuk pranon ofertën e Qeverisë

Shëndetësia në grevë – nuk pranon ofertën e Qeverisë

Federata Sindikale e Shëndetësisë nuk e ka pranuar ofertën e qeverisë së Kosovës dhe ka vendosur të hyjë në grevën e paralajmëruar për nesër. Këshilli Kombëtar i kësaj federate ka konfirmuar se nesër, në orën 07:00, nis greva në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.

Sipas kësaj federate, ky vendim u mor pasi që oferta e Qeverisë së Kosovës nuk i ka plotësuar kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Kryesia e kësaj sindikate është mbledhur gjatë gjithë ditës së djeshme për ta shqyrtuar ofertën e ministri Gashi për ngritjen e pagave për 44 euro. Pas mbledhjes Kryesia ka konstatuar se oferta është afatshkurtër, sepse vlen vetëm për tre muaj, është e pamjaftueshme dhe ka vlerësuar se nuk ka të bëjë me ngritje pagash.

Greva 24 orëshe e paralajmëruar për nesër do të filloj në ora 07:00 të mëngjesit, dhe vetëm rastet emergjente do të trajtohen.