LAJMI I FUNDIT:

Turizmin grek e presin vështirësi

Turizmin grek e presin vështirësi

Viti 2009 do të jetë i vështirë për turizmin në Greqi, parashikon ministri grek i turizmit Aris Spiliotopulos.

Ai u bëri thirrje turoperatorëve vendas që të kërkojnë forma për tërheqjen e më shumë turistëve.

"Gjatë vitit të ardhshëm agjencitë turistike nga vendi duhet të orientohen tek tregjet e reja dhe më konkretisht tek Rusia, Rumania, Bullgaria dhe Kina".

Ministri Spiliotopulos pohoi, se dikasteri i tij ka përpunuar plan strategjik marketingu, qëllimi i të cilit është të rritet fluksi i turistëve nga SHBA, Britania e madhe dhe Gjermania.