LAJMI I FUNDIT:

BMW ndalon përkohësisht prodhimin

BMW ndalon përkohësisht prodhimin

BMW do të ndalojë përkohësisht prodhimin në disa fabrika në Gjermani për shkak të rënies së kërkesës në tregun e makinave.

Fabrika në qytetin Lajpcig të Gjermanisë Lindore do të mbyllet për një javë në fund të këtij muaji, ndërsa fabrika në Regensburg do të mbyllet gjatë festave të vjeshtës bavareze, nga 3-t nëntor, tha një zëdhënës i kompanisë.

Gjithashtu, edhe fabrika kryesore e BMW-së në Munih do të mbyllet gjatë pushimeve bavareze.

Kompania më prestigjioze e makinave ka thënë në gusht se do ta zvogëlonte prodhimin vjetor me 25,000 makina.