LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti rus aprovon paketën e shpëtimit për bankat

Parlamenti rus aprovon paketën e shpëtimit për bankat

Parlamenti rus ka aprovuar dy paketa të përgjithshme për shpëtimin nga kriza të sektorit të financave. Shteti i vë bankave në dispzocion 63 miliardë euro.

Përvec kësaj janë parashikuar rreth 36 miliardë euro ndihma shtetërore për bankat dhe institucionet e tjera të rifinancimit të borxheve të huaja.

26 miliardë euro do i jepen bankave më të mëdha ruse si kredi.

Duke u bazuar në të ardhurat e mëdha nga biznesi i naftës dhe i gazit, Rusia zotëron rezerva devizash prej rreth 377 miliardë eurosh.


Rezerva më të mëdha se Rusia ka Kina dhe Japonia. /BBC/