LAJMI I FUNDIT:

Nafta, bie nën 83 dollarë për barel

Nafta, bie nën 83 dollarë për barel

Çmimi i naftës sot kanë rënë në minimumin njëvjeçar, duke arritur nën 83 dollarë për barel. Një rënie e tillë vjen si pasojë e frikës së investitorëve nga kriza e madhe globale ekonomike.

Nafta e lehtë amerikane për dërgesat e nëntorit, në tregun e New York ka rënë në 82,24 dollarë për barel, që është më e ulëta nga tetori i vitit 2007.

Analistët kanë vlerësuar se tërë tregu ka humbur besimin në gjithçka dhe se problemi kryesor është se askush nuk e di se sa do të zgjasë kriza ekonomike.

Investuesit në tregun e naftës kanë injoruar paralajmërimet se Organizata e vendeve eksportuese të naftës OPEK do të zvogëlojë prodhimtarinë për 520.000 barela në ditë.


Ndryshe çmimi i naftës ka pësuar rënie rreth 44 për qind që nga koha kur kishte shënuar rekordin, më 11 korrik të këtij viti, kur kishte kushtuar 147,27 dollarë për barel.