LAJMI I FUNDIT:

OPEK thërret seancë të jashtëzakonshme

OPEK thërret seancë të jashtëzakonshme

Organizata e vendeve eksportuese të naftës - OPEK planifikon në nëntor të mbajë takim të jashtëzakonshmë për shkak të rënies së vazhdueshme të çmimit të naftës.

Takimi do të duhej të mbahet në Vjenë më 18 nëntor, një muaj para takimit të rregullt të OPEK-ut.

Takimi thirret për shkak të pakënaqësisë së disa anëtareve të OPEK-ut nga rënia e madhe e çmimit të arit të zi, të shkaktuar nga konsumi i zvogëluar përkundër ofertës dhe rezervave të mëdha.

Çmimet e naftës në këtë moment janë për rreth 40 për qind më të ulta sesa në qershor të këtij viti, kur një fuçi e naftës shitej për 142,27 dollarë.