LAJMI I FUNDIT:

Investim prej 1,2 miliardë eurosh për portin e Vlorës

Investim prej 1,2 miliardë eurosh për portin e Vlorës

Konzorciumi belgo-zviceran sot në Tiranë e paraqiti projektin investues me vlerë prej 1,2 miliardë eurosh për ndërtimin e një terminali për shkarkimin e mallrave në portin e Vlorës.

Projekti parashikon edhe krijimin e zonës së lirë industriale në port.

Ambicia e investuesve "Zumax Ag" është që porti i Vlorës të mund t’i shërbejë anijeve më të mëdha të mallrave dhe të funksionojë si qendër lidhëse në rajon.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi se "eksperimenti" mund ta shndërrojë Vlorën në një nga portet më të mëdha të Detit Mesdhe.