LAJMI I FUNDIT:

BQE do rishikojë politikën e saj monetare

BQE do rishikojë politikën e saj monetare

Kriza financiare, e cila filloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që tashmë ka mbërritur zyrtarisht edhe në Evropë, do të detyrojë Bankën Qendrore Evropiane të rishikojë politikën e saj monetare.

"The Guardian" lajmëroi se Autoriteti qendror monetar i Evropës do të ndërmarre një seri uljesh të normës bazë të interesit deri në fund të këtij viti.

Kjo është një përpjekje për të furnizuar tregun me likuiditete, për të nxjerre nga vështiresitë bankat private, por edhe për të mbështetur ekonominë evropiane e cila ka hyrë në një faze recensioni.

Bankës Qëndrore Evropiane do t’i duhet të ndjekë, politikën e disa muajve më parë të Bankës se Shtetit Amerikan, e cila ndërmori një sëri uljesh të normës bazë të interesit për dollarin për të shpëtuar nga falimentimi disa banka private amerikane që vuanin mungesën e likuiditetit.


Aktualisht përqindja bazë e interesit në vendet e eurozonës është 4.25 për qind, por ekspertët presin një ulje drastike, me 1.25 pikë përqindjeje, e cila deri në fund të këtij viti do ta çonte normën bazë në nivelin 3 për qind.

Por të njëjtën politike pritet të vazhdojë edhe Banka Qendrore amerikane. Sipas Financial Times, brenda marsit të vitit të ardhshëm, kjo bankë do të përgjysmojë normën bazë të interesit duke e çuar atë në vlerën minimale prej 1 për qind për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.

Në fakt si Banka Qendrore Evropiane ashtu dhe ajo amerikane ndodhet përballë një udhëkryqi jo të lehtë, pasi ulja e normave bazë të interesit mund të përkeqësojë edhe më shumë inflacionin sakaq të lartë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori