LAJMI I FUNDIT:

Riinvest: Kriza ekonomike e sociale vazhdon të thellohet

Riinvest: Kriza ekonomike e sociale vazhdon të thellohet

Kosova vazhdon të përballet me nivel të ultë të rritjes ekonomike, deficit të lartë tregtar, rritje të nivelit të papunësisë, nivel të ultë të investimeve private e publike, prandaj edhe kriza ekonomike e sociale po vazhdon të thellohet.

Këto përfundime i nxorën zyrtarët e Institutit Riinvest, gjatë prezantimit të raportit kërkimor rreth gjendjes socio-ekonomike në vend.

Për të dalë nga kjo gjendje, udhëheqës të Institutit Riinvest vlerësojnë se, institucionet duhet të përqendrohen në përmirësimin e qeverisjes së zhvillimit ekonomik dhe ngritjen e aftësisë së vendit për tërheqjen e investimeve, si të jashtme ashtu edhe të brendshme.

“Në Kosovë nevojitet të bëhen analiza sistematike dhe të gjithanshme të ecurive ekonomike, të cilat tash për tash mungojnë”, tha kryetari i Riinvest-it, Muhamet Mustafa.


Në anën tjetër hulumtuesi i Riinvest-it, Alban Zogaj, tha se pavarësisht nga projektimet e Ministrisë së ekonomisë e financave dhe Fondit Monetar ndërkombëtar për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë vit rreth 6 për qind, kjo rritje nuk do të jetë më shumë se 3.5 për qind. Inflacioni për periudhën korrik 2007-korrik 2008 është 14 për qind, papunësia rreth 40 për qind, por edhe varfëria në nivel të lartë.

“Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, bizneset përballen me probleme të shumta, procesi i privatizimit ka ngecur, ekziston disproporcion i theksuar në raportin kredi depozita, ka evazion të madh fiskal, kurse sfidë e dialogut social mbetet zbatimi dhe monitorimi i kontratës kolektive”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori