LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nuk do të krijojë fonde ndihme për institucione bankare

BE-ja nuk do të krijojë fonde ndihme për institucione bankare

Brenda rradhëve të Bashkimit Evropian nuk do të krijohen ndonjëherë fonde të përbashkëta ndihme për banka në prag të falimentimit, ashtu si po ndodh aktualisht në SHBA-s.

Çdo qeveri do të përdorë mënyrën e saj për zgjidhjen e krizave financiare, deklaroi presidenti francez Nicolas Sarkozy pas një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin britanik Gordon Brown si edhe atë italian Silvio Berlusconi.

Përveç kësaj, krerët e këtyre shteteve vendosën gjatë takimit që zhvilluan dje në Paris, se nuk do ta përdorin më në mënyrë intensive Paktin e Stabilitetit.