LAJMI I FUNDIT:

Recesioni do të ndikojë mbi fondet për anëtaret e reja të BE-së

Recesioni do të ndikojë mbi fondet për anëtaret e reja të BE-së

Anëtaret e reja të Bashkimit Evropian (BE) do të mund të ngelnin pa donacione prej një miliardë eurove nga arka e Brukselit, për shkak të krizës financiare botërore dhe recesionit kërcënues në Evropë.

Sipas analizave më të reja, kriza aktuale i detyroi anëtaret e vjetra, të pasura të BE-së, të cilët më së shumti investojnë në arkën e përbashkët ndërsa më pak shfrytëzojnë, të fillojnë negociata për zvogëlimin e kontributeve të rregullta vjetore.

Më shumë se dy të tretat e kontributeve përcaktohen sipas nivelit të BPV-së së shtetit i cili për shkak të krizës financiare dhe ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, edhe ashtu do të jetë i vogël.

Disa shtete anëtare, siç është Gjermania, tashmë kërkuan që BE-ja ta zvogëlojë buxhetin vjetor prej një në 0,8 për qind të BPV-së së mbarë Bashkimit. /Makfaks/