LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet terri, bie nga prodhimi njësia B1 e TC “Kosova B”

Rikthehet terri, bie nga prodhimi njësia B1 e TC “Kosova B”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se, pas një rrjedhe në kaldajë, menaxhmenti i kompanisë është detyruar urgjentisht të marrë vendim që të ndalë nga puna njësinë B1 të TC “Kosova B”.

Në njoftimin zyrtar të KEK-ut thuhet se, kjo njësi është ndalur nga puna sot pas orës 14.

“Paralelisht me ndaljen e bllokut, janë formuar edhe ekipet për sanim të rrjedhjese se gypave dhe se menjëherë pas ftohjes që pritet të ndodhë pas mesnate do të bëhet identifikimi i defektiti dhe sanimi i tij“.

KEK-u po ashtu ka njoftuar se njësia B1 e TC “Kosova B“, pritet të futet në prodhim në orët e mbrëmjes të së shtunës.


Ndërkohë deri në kthimin kësaj njësie në punë, menaxhmenti i KEK-ut ka marrë vendim të fusë në prodhim dy njësi të TC “Kosova A”, përkatësisht blloqet A3 dhe A4, si dhe blloku B2 i TC ”Kosova B”.

Gjenerimi i këtyre tri blloqeve, së bashku me HC të Ujmanit arrinë në 580 megavat/orë. Nga importi do të sigurohen deri në 80 megavat/orë. Po shqyrtohet mundësia që të importohen nga Shqipëria edhe 20-50 megavat/orë”. /Telegrafi/