LAJMI I FUNDIT:

Frans pres pret dy milionë euro shitje të shërbimeve të telefonisë celulare

Frans pres pret dy milionë euro shitje të shërbimeve të telefonisë celulare

Agjencia franceze e lajmeve Frans pres bëri të ditur se shpreson në dy milionë euro nga shitja e shërbimeve të telefonisë celulare nga viti i ardhshëm.

"Qarkullimi në sektorin e shërbimeve të telefonisë celulare dyfish u rrit për dy vjet. Qëllimi ynë është të ofrojmë shërbime në pajtueshmëri me përmbajtjen dhe të sigurojmë edhe burime tjera për përfitimin e agjencisë", deklaroi n konferencën për shtyp drejtori i përgjithshëm i AFP-së, Piter Luet.

Nga muaji qershor agjencia ofron lajme mobile, lajmërime të shkurta nëpërmjet SMS dhe MMS dhe shrëbime tjera të telefonisë celulare në gjuhën franceze, angleze dhe spanjolle. Nga viti i ardhshëm ato do të dërgohen edhe në gjuhën arabe, gjermane dhe portugeze.

Frans presi shpreson 15 për qind rritje të shitjes në shërbimet multimediale, i cili do të duhet të arrijë 16 milionë euro këtë vit dhe 18 milionë uero vitin e ardhshëm. /MIA/