LAJMI I FUNDIT:

Kosova importon nga Maqedonia rreth 170 milion euro, kurse eksporton vetëm 10 milion

Kosova importon nga Maqedonia rreth 170 milion euro, kurse eksporton vetëm 10 milion

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, duke folur në një forum të organizuar në Shkup, tha se shkëmbimi tregtar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë është tejet në dëm të Kosovës.

Ai theksoi se kjo gjendje duhet të ndryshojë, duke fajësuar Marreveshjen për tregti të lirë mes Maqedonisë dhe ish Jugosllavisë nga viti 1996, e cila ishte në fuqi deri para disa viteve. Por sipas Beqajt, meqë Maqedonia dhe Kosova akualisht kanë një marrëveshje për tregti të lirë në kuadër të CEFTA s, duhet të intensifikohet një bashkëpunim i mirëfilltë afatgjatë.

"Për vitin 2008 mund të themi se deri tash Kosova importoi nga Maqedonia mallra rreth 170 milion euro, ndërsa nga Kosova në Maqedoni eksportohen mallra në vlerë prej diku rreth 10 milion euro, dhe kjo tregon se çfarë qëndrueshmërie të bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve mund të kemi", tha Beqaj.

Në forumin e organizuar në Shkup me temë: "Kosova dhe fqinjët e saj", gjithashtu u tha se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve nuk mund të intensifikohet pa një bashkëpunim të mirrëfilltë politik. Në këtë kontekst Beqaj kërkoi që Maqedonia ta njohë sa më shpejt pavarësinë e Kosovës.