LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët mirëpresin privatizimin e kompanive publike

Ndërkombëtarët mirëpresin privatizimin e kompanive publike

Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) vlerësoi të enjten se e ardhmja ekonomike e Kosovës varet nga puna dhe konkurrenca në tregun e ndërmarrjeve, prandaj privatizimi ka mundësi për të sforcuar efikasitetin e sektorit të korporatave dhe për të tërhequr investitorët e huaj.

“E ardhmja ekonomike e Kosovës varet nga puna dhe konkurrenca në tregun e saj të ndërmarrjeve. Nga përvoja e shumë shteteve shihet se me privatizim ka mundësi për të sforcuar efikasitetin e sektorit të korporatave dhe për të tërhequr investitorët e huaj së bashku me kapitalin dhe kapacitetet e tyre si dhe të ketë qasje në tregjet evropiane dhe botërore”, thuhet në qëndrimin e ICO-së.

Ndër të tjera në komunikatë thuhet se ICO-ja ka besim se Qeveria e Kosovës do të nxisë reformat ekonomike për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./Telegrafi