LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës bëhet me automjet me rreze rëntgen

Dogana e Kosovës bëhet me automjet me rreze rëntgen

Doganat e Kosovës janë pajisur me një automjet me rreze rentgen pasi Ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow ia ka dhuruar një të tillë, të enjten në një ceremoni solemne.

Tina Kaidanow do të dhurojë pajisjen për inspektim, dy aparate statike dhe një mobile-automjet me rreze të rëntgenit.

Në ceremoni do të jenë prezent ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ahmet Shala, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, dhe zyrtarë të tjerë. Vlera e donacionit është mbi 1 milion e 100 mijë dollarë amerikanë.